SHTEPIAKE
Serial Premiere
Versioni me I ri turk
PREMIERE ABSOLUTE NE TVKLAN & KLANHD
PRODHIM I 2012 NE HD
Sezoni I-re: 74 episode x 60min
Se Shpejti...
Version me I ri I “Shtepiake te deshperuara” eshte shfaqur gjate sesonit tv 2011-2012 cdo te diele ne kanalin Kanal D ne prime time ne Turqi dhe se shpejti do te shfaqet premiere absolute per publikun shqiptar ne shtator 2012. Ky eshte versioni I vetem turk I nje seriali hollivudian, qe po korr sukses ne Turqi, por jo vetem. Ka patur edhe me pare disa tentiva per te prodhuar versione turke te disa prej titujve te suksessshem amerikane, por asnjeri prej tyre nuk ka famen, suksesin dhe pelqyeshmerine me kete version te shtepiakeve turke te deshperuara.
Premiera e ‘Shtepiake te deshperuara turke” me 2 tetor 2011, arriti nje shikueshmeri prej 4.4 milione, qe perkthehet si shifra me e larte per Kanal D per nje serial ne Prime-Time. Suksesi I ketij seriali ne Turqi, ben qe Kanal D ta vendose ne te njejtin orar me talent show “O Ses Turkiye” (X factor Turqia) nga ShowTV dhe keto 2 programe kane qene konkurente me shifra te peraferta per 7 jave rrjesht (janar-shkurt 2012). Seriali femeror ka fituar duelin e audiences ne 4 jave nga 7 kunder talent show te famshem ne te gjithe boten. “Shtepiaket e deshperuara turke” rendidet brenda listes se 3 serialeve me te mire te vitit 2012 ne Turqi.
5 heroinat e serialit interpretohen nga aktoret me ne ze turke te momentit. Susan ne versionin turk quhet Yasemin dhe interpretohet nga Songül Öden, e famshme ne te gjithe boten me rolin brilant te saj tek “Gymysh”; Bree eshte Nermin (Bennu Yıldırımlar) ; Gabrielle eshte Zeliş (Evrim Solmaz); Lynette eshte Elif (Ceyda Düvenci) dhe Edie eshte Emel (Özge Özder).
Shtepiaket e deshperuara turke, seriali me skenarin me te mire te vitit ne Turqi!
Versioni turk I serialit hit te “Walt Disney”, “Shtepiaket e Deshperuara” (Umutsuz Ev Kadınları) fiton cmimin per serialin me te mire te pershtatur ne edicionin e dyte te cmimeve te televizionit “Ayakli 2012”, ne bashkepunim me Ministrine e Kultures Turke. Nga nje sondazh I pergjithshem online, u shpallen edhe fituesit e ketij viti ku garonin plot 400 yje te televizionit turk ne 37 kategori. Fituesit u shpallen ne nje nate gala ne saje te me shume se 150 milione votuesish online, te cilet perzgjodhen te preferuarit e tyre.